Matthijs de Ligt ka shpjeguar arsyet përse e zgjodhi Juventusin para Barcelonës, verën e kaluar, duke thënë se kampioni italian ishte mundësia më e mirë për të për t’u rritur më shumë si lojtar. Qendërmbrojtësi holandez ishte njëri prej synimeve kryesore të Barçës gjatë afatit të verës, kur e bleu bashkatdhetarit dhe ish-bashkëlojtarin e tij nga Ajaxi, Frenkie de Jong. Tani, De Ligt ka folur për këtë duke thënë se vendosi për Juventusin duke besuar se klubi italian do ta bënte lojtar më të kompletuar për shkak të stilit të lojës.
“I studiova të gjitha opsionet dhe erdha në përfundim se mund të rritem më shumë si lojtar në Juventus, me një stil ndryshe i cili do të më bënte më të kompletuar”, tha De Ligt. Ai zbuloi po ashtu se ai komunikon vazhdimisht me De Jong. “Ende flas shumë me De Jong”, shtoi ai. “Është interesant fakti se para dy vjetëve ne luanim bashkë në Ajax dhe tani unë luaj me Ronaldon dhe Frenkie me Messin. Është paksa e çuditshme”, theksoi ai.