Ministrit të Shëndetësisë në Holandë, Bruno Bruins i ka rënë të fikët gjatë një debati për koronavirusin në seancën e sotme parlamentare.
Ndërsa fliste, ai u rrëzua. Më pas e ndihmuan kolegët që të ngrihej. Pasi piu pak ujë, Bruins u largua nga salla, informon dritare.net
Në Twitter, Bruins shkruan se gjendja e të fikëtit erdhi si pasojë e lodhjes dhe javëve intensive.
“Tani jam mirë. Do të shkoj në shtëpi të pushoj sonte, që të kthehem në punë nesër.”,– shkroi ai./K.C/dritare.net