Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kthyer një përgjigje liderit të opozitës, Lulzim Basha, pas deklaratave të këtij të fundit sot sa i takon situatës që po kalon vendi për shkak të COVID-19. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Balla thekson se hallet që i kanë rënë mbi kokë popullit për shkak të virusit, por të lë as Basha me propozimet e tij.
Ai theksoi se politikanë të pashpresë janë të gatshëm të përdorin edhe këtë mortje për të shpërndarë panik dhe për të nxitur ankth.
MESAZHI I BALLËS
? MIRË VIRUSI E MIRË GJITHË KY MAL ME HALLE MBI KOKËN E POPULLIT, PO S’TË LE AS 7X7=42-shi ME MASAT FANTASTIKE QË I PËRSËRIT DUKE FOLUR NË GJUMË!
? POLITIKANË TË PASHPRESË, USHTARË TË DËSHPËRUAR TË SË KEQES, TË GATSHËM TË PËRDORIN EDHE KËTË MORTJE?, PËR TË SHPËRNARË PANIK, NXITUR ANKTH, APO DEMORALIZUAR ATA QË JANË NË FRONTIN LUFTËS.
? SHQIPËRIA DO TA FITOJË LUFTËN DHE ATA QË SHAJNË E MALLKOJNË DO T’I MOHOJNË ATO QË THONË SOT PA U MENDUAR E PA E KUPTUAR QË KJO ËSHTË NJË LUFTË.