Sul muesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i cili nuk ka stërvitur në dy ditët e fundit, nuk ka koronavirus, pasi testi i tij i bërë sot gjatë ditës ka rezultuar negativ, njofton gazeta e madhe franceze “L’Equipe”. I sëmurë që prej të hënës, Mbappe nuk ka marrë pjesë në seancat stërvitore të PSG-së në dy ditët e fundit. Kampioni i botës vuan nga angjina, transmeton Gazeta Express. Si masë parandaluese, sulmuesi parisien e bëri një test të martën për të mësuar nëse është infektuar nga koronavirusi, sëmundja ngjitëse që është duke u shpërndarë më të madhe nëpër botë.
Rezultati i testit të tij ka dalë negativ, që nënkupton se ylli parisien nuk është infektuar me koronavirus. Edhe pse testi i tij ka dalë negativ, ka shumë pak gjasa që Mbappe të luajë të mërkurën kundër Dortmundit, në takimin kthyes të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, ai pritet të jetë pjesë e ekipit të Thomas Tuchel.