Policia e Shtetit njofton se, Delegacioni i Policisë belge, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale të Belgjikës, Marc De Mesmaeker, zhvilloi një bashkëbisedim me drejtuesit e këtij reparti.

“Delegacioni i Policisë belge, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale të Belgjikës, Marc De Mesmaeker dhe i shoqëruar nga drejtori i departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Drejtues i Lartë Gjovalin Loka, vizitoi ambientet e reja të repartit special RENEA, si dhe zhvilloi një bashkëbisedim me drejtuesit e këtij reparti”,- njofton Policia e Shtetit.