Deputeti i Partisë Nea Dimokratika, Christos Kellas, doli pozitiv me koronavius.Vetë ai e bëri publik lajmin, ndërsa tha se nga tani e në vazhdim, do të qëndrojë në shtëpi, duke respektuar udhëzimet e mjekëve.

“Pas simptomave të buta – temperaturë të ulët – unë u testova për koronavirus dhe u gjet pozitiv në # covid_19. Unë qëndroj në shtëpi, duke iu bindur udhëzimeve të shkencëtarëve. Pa panik, me optimizëm, besim dhe shpresë, do ta kapërcejmë këtë dhe do të bëhemi fitues. Ne po qëndrojmë në shtëpi “, ishe mesazhi i tij në Facebook.Ndërkohë lajmi ka sjellë shqetësim edhe te deputetët e tejrë grekë, të cilët do t’i nënshtrohen gjithashtu testit.