Deputetja socialiste Blerina GjyLameti I ka bwrw thirrje tw gjithw qytetarwve qw tw zbatojnw masat e marra nga qeveria nw tw mirw tw parandalimit tw pwrhapjes sw koronavirusit.
MOS GJYKO MASAT POR ZBATOJI !
Vetëm pak minuta kanë kaluar nga marrja e informacionit më të fundit nga Italia. Majfton të shohim çfarë ndodh në Itali me numrin e atyre që kanë ndërruar jetë, 475 kanë ndërruar jetë vetëm në një ditë për të kuptuar që qendrimi në shtëpi ndalon hapjen e virusit. Italia sot gjendet në situatën që kurrë nuk do të donim ta shihnim, por situata përveç përkrahjes për miqtë dhe solidaritetit me ta, theksin më kryesor dhe jetik e ka për vetë ne.
Bashkëpunimi i qeverisë me pushtetin vendor për të ndarë ndihma ushqimore për pensionistet dhe shtresat në nevojë, kombinuar me masat financiare që do ndërrmerren nesër në mbështetje të gjithë atyre që respektuan masat duke mos shkuar në vendet e tyre të punës do të na shërbejnë për të kaluar këto ditë të vështira. Të jemi të gjithë bashkë në mbështetje të atyre që janë në vijën e parë të frontit dhe që përballen me këtë rrezik të padukshëm. Të rrimë brenda të ruajmë veten dhe të tjerët. ?
Miqësisht, Blerina !