Të premten në stadiumin Air Albania u luajt derbi i kryeqytetit mes bardhebluve dhe Partizanit, që ka vendosur një rekord tifozësh për një ndeshje të kategorisë superiore.Në stadiumin e ri kombëtar më 28 shkurt kanë qenë të pranishëm 19.625 tifozë, duke kaluar shifrat e derbit të 13 dhjetorit ku pritëse ishte skuadra e Partizanit.

Në këtë derbi në stadium ishin 19.031 tifoz.Numri rekord i tifozëve ka sjellë edhe fitime marr amendëse për ekipin e Tiranës.Llogaritet që afërsisht klubi bardheblu të ketë arkëtuar mbi 200 mln lekë të vjetër, një shifër e padëgjuar më parë në kampionatin shqiptar.