Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj njoftoi se tenderi për rindërtimin e shtëpive dhe objekteve të tjera, mes të cilave shkollave në Tiranë ka dështuar. Ai tha se Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të rihapë sërish tenderin, ndërsa kryeministri kërkoi tolerancë zero. Gjatë diskutimit online u ngrit edhe shqetësimi i disa banorëve në Durrës lidhur me qiratë.
Diskutimi me ministrin Ahmetaj për rindërtimin
Edi Rama: Skuadra e bashkëqeverisjes është e shpërndarë dhe duhet reaguar menjëherë. Unë kam pasur disa telefonata me njerëzit, janë probleme që duken të vogla, por për jetën e njerëzve janë të mëdha. Një problem që kam hasur, unë dhe këta të skuadrës është edhe shpesh në komente, lidhet me bonusin e qirave në Durrës. Unë di që ministria e financave 1 mld i ka në dispozicion dhe të gjitha këto rastet e ankesave duhet të adresohen me urgjencë. Durrësi është i vetmi ka këtë problem.
Arben Ahmetaj: Ne i kemi kërkuar bashkisë së Durrësit që të rishikojë edhe njëherë listat që të jenë të sakta dhe jo të fryra dhe pas kësaj ministria e financave mund të ecë, është vetëm procedurë, problem pa pengesë. Duhet të mbyllet procedura dhe janë ankesa. E vetmja këshilli që u ka dhënë është që mos i hapni derën pronarit, se qirave është aty, edhe për shkak të COVID-it dera nuk hapet.
Edi Rama: Lidhur me shtëpitë nuk do të presin që të ikë armiku, ku jemi me procedurën?
Arben Ahmetaj: Procedurat janë hapur, FSHZH e mbyll procedurën e ofertave këtë të premte, për të kapur më pas premtimin 31 Dhjetorin. Bashkia e Tiranës, po shikon dhe nesër procedurën e mbyllur pardje, të gjithë dokumentet e kompanive, rezulton se nuk janë të bindur se kompanitë plotësojnë dokumentet. Mund të duhet ta rihapin edhe njëherë procesin për 10 ditë. PSH nga e premtja, për 10 ditë për të pritur kompani më gjerë. Kjo vijon normalisht.
Edi Rama: Asnjë tolerancë tek cilësia, shtëpitë do të bëhen më të mira sesa ishin.