Djali 9-vjeçar i futbollistit legjendar, Cristiano Ronaldo, vendosi të hapë një llogari në Instagram, ku arriti të mbledhë më shumë se 1 milionë ndjekës për vetëm 48 orë.Cristiano Junior, djali i madh i pesë herë fituesit të Topit të Artë, në postimin e parë tregoi aftësitë që ka në gjuhët e huaja duke iu drejtuar fansave të tij në anglisht, spanjisht, portugalisht dhe italisht.Nga ana e tij, vogëlushi ndjek vetëm pesë njerëz, të atin, partneren e Ronaldos, gjyshen, skuadrën e Juventusit, dhe një mik të familjes.
Siç shihet, 9-vjeçari po ndjek shembullin e babait të tij, i cili është njeriu i parë që ka arritur të ketë 200 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.Futbollisti portugez ka arritur shifrën rekord para shumë yjeve të tjerë të botës së spektaklit, ndërsa e vetmja llogari që ka më shumë ndjekës në Instagram se sa sulmuesi i Juventus është vetë Instagram, me 330 milionë ndjekës.Ronaldo fitoi gjithashtu garën me motrat Kylie Jenner dhe Kim Kardashian për më shumë të ardhura të fituara nga postimet e sponsorizuara në Instragram. Sipas “Forbes” ai fiton 47,8 milionë dollarë në vit prej tyre