Moderatorja Arbana Osmani e ka marrë që sot surprizën e bukur të 8 marsit nga vogëlushi i saj Joni. I biri ka përgatitur në kopësht një kartolinë me fjalët më të ëmbla dedikuar të ëmës, të cilat ia kanë çuar zemrën peshë.
“Mami, të dua! Mami, e di që më do, nga mënyra sesi kujdesesh për mua, Ti më përqafon dhe më flet butë, kur kam nevojë për ty je gjithmonë aty për mua. Mami të dua gjithmonë, nga zemra dua të të them. Jam kaq i lumtur që je mamaja ime! Gëzuar ditën e nënave!”- janë fjalët në kartolinën e Jonit, i cili krahas poezisë ka shkruar edhe emrin e tij. Tepër e lumtur nga kjo surprizë, Arbana e ka ndarë kartolinën me ndjekësit e saj në Instagram duke shprehur lumturinë e saj. “Jam një nënë e bekuar”- shkruan moderatorja për të voglin, i cili është pika e saj e dobët.