Kryeministri Edi Rama ka publikuar në një postim në facebook, kurbën e personave të prekur nga COVID -19.
Në grafikun e paraqitur nga kreu i qeverisë duket se Shqipëria ka numrin më të ulët të të infektuarëve me koronavirus, si edhe të humbjeve të jetëve njerëzore. Bashkëngjitur grafikut, Rama ka edhe një apel për qytetarët, ndërsa shkruan se do ia dalim nëse në lëshojmë asnjë centimetër nga vija e mbrojtjes.
“Kurba e përditësuar sot, me ndihmën e Zotit dhe rezistencën e madhe të të gjithëve ju, ne do t’ia dalim po nuk lëshuam asnjë centimetër vijën tonë të hekurt të mbrojtjes”- shkruan Rama.