Një doktoreshë italiane ka përshkruar momentet e fundit të dhjetëra pacientëve me koronavirus përpara se të ndërrojnë jetë.Francesca Cortellaro, e cila punon në spitalin e Milanos San Carlo Borromeo, ka qenë prezent në shumë raste kur pacientët i kanë dhënë lamtumirën e fundit personave të tyre më të dashur, përpara se të vdesin vetëm.Për “Il Giornale”, doktoresha tha: “E dini se çfarë është gjëja më dramatike? Të shohësh pacientin që vdes i vetmuar, teksa i dëgjon kur të luten që t’i thonë lamtumirë fëmijëve dhe nipërve.
Janë shumë të vetëdijshëm në ato momente, është njësoj sikur po mbyten, por me kohë mjaftueshëm sa ta kuptojnë këtë gjë.
E ndjejnë kur i vjen koha për të ikur nga kjo botë. Nuk mund t’i ndihmojmë që të takojnë të afërmit. Një herë, për një gjyshe bëra përjashtim dhe mora me video mbesën e saj. Pak pasi i tha lamtumirë mbesës, ndërroi jetë”.Doktoresha shtoi se ka realizuar disa ndarje të tilla për pacientët e saj.Italia është vendi me më shumë viktima në botë nga koronavirusi, më shumë se 4000.