Borussia e Dortmundit “thyen” karantinën. Lojtarët verdhezi do të rifillojnë stërvitjen nesër. Për të shmangur çdo rrezik në lidhje me përhapjen e Koronavirus, futbollistët qëdrejti do të ushtrohen në grupe të vogla (nga dy), duke punuar në aspektin fizik.
Futbollisti gjerman Emre Can është shprehur i kënaqur që ka zbritur në fushën e blertë.
“Në dy javët e fundit ne kemi qenë të detyruar të punojmë me biçikleta shtëpie, stërvitje në pesha dhe gjimnastikë. Do të dëshiroja të rinisnim kampionatin brenda disa ditësh, por e di që është akoma larg dhe se është e nevojshme të jesh i durueshëm.
Puna në grupe të vogla do të na bëjë mirë në ditët në vijim. Nëse qëndrojmë të fortë së bashku, do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë dhe gjërat do të përmirësohen.” – u shpreh mesfushori i Borussia Dortmund.