Drejtori shqiptar sportiv i Lazios, Igli Tare, beson se “Euro 2020 do të anulohet” për shkak të koronavirusit. Italia ka më shumë se një javë që është izoluar, dhe padyshim kjo është një ndër kohërat më të vështira që po kalon vendi në vitet e fundit. Edhe Serie A është shtyrë për shkak virusit vdekjeprurës, ashtu si shumë liga tjera, si dhe Champions League dhe Europa League.
Tare, duke folur për Now News tregoi se si e ka ndikuar koronavirusi edhe në futboll. Italia është mbyllur, situata është dramatike në disa pjesë. Në Romë është pak më qet, por frikësohemi se virusi do të arrijë edhe këtu me intensitetin sikur në veri. Duhet të respektojmë ato që na kërkohet, të qëndrojmë në shtëpi dhe të shmangim kontaktet me njerëz”, tha ai. “Liga s’mund të kishte vazhduar në këto kushte. Lojtarë kanë dalë pozitiv dhe në tri javë do të kuptojmë më mirë se sa do të na duhet ta tejkalojmë këtë situatë”.
“Me klubin kemi vendosur të anulojmë stërvitjet për të paktën edhe një javë tjetër. Në fund, besoj se edhe Euro 2020 do të shtyhet për t’i dhënë prioritet ligave dhe Evropës”.