Kryeministri Edi Rama teksa komentoi kërkesat e bëra nga bizneset, të cilat kanë mbyllur aktivitetin e tyre për shkak të situatës nga koronavirusi, tha se qeveria në këtë rast do të ruajë dhe atë pak ‘kos që ka’. Në një intervistë për ‘Nwes24’ Rama tha se këto biznese po kërkojnë edhe ‘nënën dhe babën’, por që ndihma e parë sipas kryeministrit do u jepet të varfërve. Ai rispërsëriti dhe njëherë faktin se Shqipëria është në lufte. “Do ruajmë dhe detin që bëhet kos. Duke dëgjuar propozime të papërgjegjshme, kërkesa pas kërkesash, nga komuniteti i biznesit. Dua t’u them të gjithëve se deti nuk është bërë kos, por jemi këtu për të kursyer dhe kosin që kemi. Sepse jemi në luftë. Në një luftë të mirëfilltë që quhet e tillë dhe nga lider më të mëdhenj të botës. Presidenti i SHBA flet për luftë, i Francës po ashtu. Jemi në luftë. Nëse do të ishte forma e luftës me të cilën jemi mësuar nga tv apo eksperienca jonë në rajon dhe nga vet eksperienca në 99 kur njerëzit iknin nga Kosova, se i kishin bombat mbi krye, s’do bënim pyetje për këtë kohë dhe të bënin kërkesa absurde për një kohë luftë. Duke i kërkuar qeverisë nënë e babë. Jo qeveria ka detyrë tu gjendjet pranë të gjithëve, të shoh ata që janë më të dobëtit. Ata që rrinë në shtëpi dhe më të drejtë ankohen e janë të stresuar, le të kujtohen se pak km larg tyre rrinë në çadër, ka pensionistë të vetmuar. Ne kurrë s’do të bëjmë gjëra që mund të lezetojnë sot dhe kthehen nesër në një bumerang me pasoja të pallogaritshme.”, tha Rama.

Rama e dha mesazhin e qartë per bizneset e medha, ndërsa shtoi s: “Edhe njëherë, e përsëris, atë që kam thënë dje, pardje dhe që do të kthehet në akt, të gjithë atyre të cilët kanë një kompani dhe s’kanë mundësi të paguajnë pagat, qeveria do u jap një garanci financiare për të bërë këtë. Ata që kanë sipërmarrje të vogël, qeveria do tu japë një instrument për të mos humbur atë që është paga e tyre. Si do bëhet kjo. Më lini ta them kur grupi i ekspertëve ta thotë. Nesër! Kam një sugjerim për biznesmenët; ata duhet të kuptojnë se jemi në luftë dhe ata duhet të mbajnë radhën të parët dhe tua lënë të tjerëve kohën për të kërkuar sepse ka të tjerë që janë në pozite më të vështirë. Ata janë të rëndësishëm, për të fundit në radhë për të hapur gojën në kohë luftë dhe lërë pastaj për të kërkuar gjëra që janë mësuar të kërkojnë sa herë bëhet buxheti i shtetit.”.