Kreu i PAA Agron Duka tha në nje interviste televizive sot se për ndërrimin e pushtetit duhet të bashkohen të gjithë aktorët politikë, edhe jashtë opozitës së bashkuar me 5 aleatët e Bashës.Sipas tij, frontit duhet t’i bashkohen emra si Astrit Patozi e Jozefina Topalli, sepse të vetëm 5 aleatët s’mund të arrijnë gjë.

Kjo duket një thirrje e përsëritur. Thënë kjo pasi, pak ditë më parë edhe ish anëtari i Këshillit Kombetar të PD, Edvin Kulluri veçse lajmëroi krijimin e polit të ri të djathtë shtoi se në dijeni të kësja lëvizje janë edhe emra të rëndësishëm të larguar nga Partia Demokratike si Astrit Patozi apo Jozefina Topalli.Ndonëse ende nuk ka asgjë konkrete mbi këtë zhvillim, duket se e aktorët e së djathtës (“të zhgënjyerit”) po kërkojnë lidership nga dy prej figurave që kanë lënë gjurmë në Partinë Demokratike, ndonëse sot janë kundër kreut të saj. (ALPEnews.al)