Real Madridi dhe Barcelona pritet të bëjnë një betejë të fortë për njërin prej talenteve më të mëdha në Premierligë gjatë afatit kalimtar të verës. Dy gjigantët më të mëdhenj spanjollë kanë shfaqur interesim të madh për Billy Gilmour, yllin e ri të Chelseat, i cili ka shpërthyer me paraqitjet e tij të fundit për të kaltrit, transmeton Gazeta Express. 18-vjeçari u zgjodh lojtari i ndeshjes në dy takimet e fundit të Chelseat.
Ai shkëlqeu në fitoren e Chelseat 2:0 kundër Liverpoolit në FA Cup të martën, dhe po ashtu në triumfin 4:0 kundër Evertonit të dielën në Premierligë. Paraqitjet e tij, meritore për lojtarin e ndeshjes, kanë bërë që Reali dhe Barça të zgjojnë interesim për shërbimet e tij, sipas Daily Star. Thuhet se edhe Manchester City është duke e vëzhguar përparimin e Gilmour në Stamford Bridge, gjë të cilën e ka bërë që prej vitit 2016, kur ai u largua nga Rangers.