Dy persona ndodhen të karantinuar në kavaleshencën e Durrësit.Ajo është kthyer në karantinë dhe është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi sot se janë personat që kanë pasur kontakt të ngushtë me rastin e konfirmuar pozitiv.

“Në karantinën shtetërore futen personat e kontaktit të ngushtë me rastin e konfirmuar pozitiv me COIVD 19.Personat në karantinë nuk janë me COVID por po ndiqen e monitorohen”.

Mësohet se në kavaleshencë për të monitoruar situatën ka qenë dhe kreu I shtetit Ilir Meta.dhe zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi.Në Durrës, rezultojnë 5 persona të konfirmuar të prekur nga koronavirusi, një grua ka humbur jetën.