Numri i të infektuarëve në Turqi ka nisur tashmë të rritet, ndërsa janë konfirmuar edhe rastet e para në botën e futbollit.
Pas trajnerit, Fatih Terim, pas testeve të kryera rezultuan pozitiv edhe dy raste të tjera në klubin e Fenerbahces, ku aktivizohet edhe Vedat Muriqi
Kështu, klubi vendosi të kryente testin për të gjithë, ndërsa para pak çastesh ka dalë edhe përgjigja për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës.
Për fat të mirë, Muriqi nuk është prekur nga virusi vdekjeprurës, por do jetë i detyruar të vazhdojë periudhën e karantinës për 14 ditë në mënyrë sigurie. Këtë lajm e ka dhuruar vetë meaxheri i lojtarit që ka qetësuar të gjithë mbështetësit e tij.