Ka shkuar në 49 numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv aktualisht.
Në komunikimin e përditshëm për publikun Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se tre prej tyre janë në terapi intensive.
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e COVID-19 në Shqipëri, ku sipas saj, janë shënuar 2 humbje jete në 24 orët e fundit:
Një 71 vjeçar me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 43 vjeçar, i cili kishte obezitet.
Kështu ka shkuar në 4 totali i qytetarëve që kanë humbur jetën, të prekur me COVID-19.
Janë shëruar 5 pacientë të shtruar në spitalin, te cilët kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.