Një çift nga Skrapari pasditen e sotme janë paraqitur në QSUT në kryeqytet me simptoma të ngjashme me koronavi rusin.Të dy të rinjtë janë orientuar nga drejtoresha e spitalit të Skraparit për tu paraqitur në QSUT për shkak të simptomave të ngjashme me vir usin kinez.I riu është shprehur se vetë personalisht është rikthyer nga Rimni i Italisë të hënën e kaluar ndërkohë që bashkëshortja e tij ishte rikthyer ditët e fundit. Ndër të tjera i riu është shprehur se nuk ka ndonjë pro blem me frymëmarrjen dhe se në Tiranë kishte ardhur thjeshtë për kontroll.
Ndërkohë vajza shprehet se ka vetëm pak temperaturë dhe nuk ka prob leme me frymëmarrjen. Ajo pranon se temperature e trupi i është normalizuar së fundmi. Çifti më tej është shprehur se nuk kanë takuar në Itali asnjë person të prekur nga koronav irusi.Djali: “Kam ardhur para 30 minutash. Na dërgoi drejtoresha e spitali. E fejuara kishte pak temperaturë. Na thanë se duhet të vinim këtu se dyshohemi për koroanvi rus. Unë kam ardhur të hënën e kaluar. Isha nga Rimni. Kemi qenë në Tiranë një javë. Kemi shkuar dje në dark në Skrapar dhe sot në mëngjes kemi ardhur këtu.”
Vajza: “Vetëm temperaturë kam 38, 39. Po tani është ulur. Kollë pak dhe shumë rrallë. Frymëmarrjen e kam në rregull. Tani po futemi brenda. Kemi 10 minuta që jemi këtu. Nuk e dinim ku ishte shkuam tek urgjenca. Kemi ardhur nga makina jonë.”Djali: “Na vunë në dispozicion një ambulancë por rasti ynë nuk ishte i rëndë dhe erdha me makinë. Drejtoresha na ka dërguar kam ardhur për merak. Sonte do dalim të festojmë. Nuk kemi merak e frikë fare. S’kemi pasur kontakt me persona të dyshuar. dy fqinjë nuk kanë qenë me ne. Nuk ka persona të tjerë me ne.”Vajza: “Familjarët kemi takua. Po rata nuk kanë shfaqur asgjë. Do shkojmë tek urgjenca dhe shpresoj sa të mbarojë më shpejtë dhe të iki për qejfin tim.”