Dy raste të reja të dyshuara për COVID 19 në Pogradec janë dërguar mëngjesin e sotëm për analiza në Tiranë.Bëhet fjalë për dy vajza të reja, 22 dhe 23-vjeçe, të cilave u janë marrë tamponët për analiza.Njëra është nga Pogradeci, tjetra nga një fshat i Pogradecit.
Burimet bëjnë me dije se 23 vjeçarja është studente në Tiranë ndërsa tjetra ka pasur kontakte me njerëz.Por fatmirësisht orët e pasdites vonë sollën lajmin e mirë, ku të dyja dolën negative për COVID 19.