Zëvendëskryeministrja e Spanjës Carmen Calvo u shtrua në spital të dielën me infeksion respirator dhe po pret rezultatet e testit të koronavirusit, tha qeveria në një deklaratë të hënën.
“Zëvendëskryeministrja shkoi pasditen e djeshme në një spital dhe pasi ishin bërë testet mjekësore, mjekët vendosën që ajo duhej të qëndronte atje për të marrë trajtimin për një infeksion të frymëmarrjes,” thuhet në deklaratë.
Calvo, i lindur në 1957, u testua për koronavirus dhe rezultatet do të publikohen sa më shpejt që të dihet edhe gjendja e saj shendetesore vazhdon me tej deklarata.