Mediat në vend bëjnë me dije se dyshimet janë për gjyshen 77-vjeçare, çiftin 69 dhe 50 vjeç, si dhe djalin e familjes 24-vjeç.
Mësohet se në datën 8 mars familjes nga Vlora i kishte ardhur një i afërm nga Bergamo, i cili më pas është larguar drejt Gjermanisë në datën 20 mars.
Ndërkohë numri zyrtar i të infektuarve me virusin vdekjeprurës COVID-19 ka shkuar në 89, ndërsa për rastin e Vlorës pritet konfirmimi i Ministrisë së Shëndetësisë.
Aktualisht në vend janë tre persona të shëruar nga koronavirusi, pacienti zero dhe dy kontakte të tij. Ditën e djeshme kontakti i parë i pacientit zero la ambientet e spitalit infektiv pasi rezultoi negativ pas dy testeve të kryera.