Në një javë, në portalin qeveritar e-Albania janë gjeneruar 56917 certifikata, 2.8 milion lekë të kursyera, 4804 vërtetime tatimore të gjeneruara nga bizneset ose ndryshe 50 ditë të kursyera, 10085 aplikime për shërbimet konsullore nga shqiptarët janë vendit, lehtësi për qytetarët.
Në e-Albania janë regjistruar 11103 përdorues të rinj, 42933 përdorues të portalit dhe 245799 përdorues të shërbimeve elektronik.
Në një javë ka arritur në 83351 numri i dokumenteve me vulë elektronike të shkarkuara në portal. Shërbimet më të përdorura janë: certifikatë familjare, certifikatë personale, kartë e shëndetit, konfirmim për gjendjen aktive të mjetit, vërtetim për pagimin e kontributeve për individin etj.