Real Madrid po vlerëson të ardhmen e Gareth Bale. Sipas Marca, Los Blancos, po mendojnë ta lënë të lirë uellsianin me kosto zero verën e ardhshme. Për shkak të problemeve të shumta fizike të ish-yllit të Tottenham dhe rendimentit të tij me ulje-ngritje, klubi mund ta përshpejtojë lamtumirën e tij në qershor për të lehtësuar financat nga rrogaa e tij e lartë.
Kontrata e Bale me Real-in skadon në vitin 2022.