Pasuritë e vërteta të kri mit të organizuar kanë mbetur të paprekura. Në këtë përfundim ka dalë Partia Demokratike mbrëmjen e së dielës, lidhur me aksionin e bërë deri më tani nga Operacioni Forca e Ligjit. Është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili me anë të një videoje ka servirur disa fakte, sipas së cilit shërbejnë për të kuptuar diferencës mes propagandës së bërë nga kryeministri Edi Rama dhe rezultateve të këtij operacioni.
Ai ka vënë përballë deklaratës së kreut të qeverisë “se me OFL-në është goditur në palcë kri mi i organizuar”, disa shifra ku thuhet se: OFL sekuestroi 101 pasuri, mes tyre 62 personave me precedentë të njohur kri mi nal. Na pasuria e sekuestruar 70 janë makina dhe 30 pasuri të paluajtshme. SPAK provoi se 18 nga 30 pasuritë e paluajtshme janë sekuestruar në mënyrë të paligjshme nga OFL-ja. Dëmi më i madh që i është shkaktuar kri mit të organizuar është sekuestrimi i makinave. Ligji Anti-KÇK po degradon në sekuestrim makinash të vjetëra, moszbulim dhe ligjërim të pasurive të kri mit.
Për këtë arsye, Bardhi shkruan se e gjitha është një lojë dhe OFL-ja po zbulon vetëm dy fakte. Së pari, sipas tij që nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore dhe së dyti se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e vetme që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti
“Kri mi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik! SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj kri mit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarëse se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj kri mit të organizuar. Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag. Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës: OFL nuk është njësi speciale kundër kri mit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore! OFL po na tregon se bosët e kri mit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti! Edi Rama ka dështuar”, shkruan Bardhi.