Chelsea e ka vendosur objektivin kryesor për merkaton e verës dhe ai është Gigio Donnarumma. Blutë e duan me patjetër në ekip gardianin e Milanit dhe oferta që kanë bërë në drejtim të tij është shumë e majme. Sipas “Tuttosport”, londinezët kanë ofruar për Donnarummën një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon, 2 milionë më shumë nga çfarë përfiton aktualisht te Milani.
Avantazhi i Chelseat është edhe Mino Raiola, i cili duket se është dakord me këtë transferim. Ngërçi i vetëm mbetet te klubi kuqezi, të cilët sipas gjasave do të pranojnë ta shesin yllin e tyre, sepse nëse Donnarumma nuk rinovon, hyn në vitin e fundit të kontratës dhe Milan nuk mund të rrezikojë ta humbasë me parametra zero.