Konsullja Shqiptare në Milano të Italisë Anila Pojani në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype për emisionin “Real Story” në “News 24” ka konfirmuar faktin se në Itali ka ndërruar jetë edhe një shqiptare me origjinë nga Durrësi. Pojani jep edhe detaje për këtë rast të rë ndë, duke u shprehur se edhe familjarët e së ndj erës janë për momentin në karantinë.

“Kemi konstatuar se qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një arre sti kardiak dhe ka rezultuar pozitive me koronavirus. Dokumentacioni zonjës ka mbërritur sot në Konsullatë. Djali, vajza dhe bashkëshorti i të ndjerës janë të gjithë në karantinë. Ceremonia mo rtore është pezulluar, për shkak të situatës. Të gjithë vik timat janë në mor get përkatëse. Ky virus u përhap shpejt dhe ishte i panjohur. Masat parandaluese këtu në Shqipëri u morën shumë shpejt, u pezulluan aktivitetet sportive, kulturore, u mbyllën muzetë, teatrot etj”, tha Pojani.

Anila Pojani deklaroi më pas se situata nga virusi në shtetin italian paraqitet e rëndë, duke vlerësuar se në vendin fqinj janë mbi 8000 persona të prekur nga koronavirusi dhe ka rreth 450 vik tima deri në këto momente. “Nga të dhënat e Drejtorisë të Emergjencave Civile flitet se në Itali janë mbi 8000 të prekur, nga të cilët rreth 800 janë të shëruar dhe rreth 450 kanë ndërruar jetë, të gjithë në moshë të thyer dhe me probleme të mëhershme. Nuk jepen të dhënat për kombësinë ndaj personit dhe jo tepër të dhënat, pasi bëhet fjalë për rast ku nuk mund të thuhet se është problem kombësie. Zona e Kuqe janë zona ku ka më shumë të prekur. Në momentin që flasim, gjithë zona e Lombardisë, por edhe në Rimini etj ka rreth 200 mijë shqiptarë. Rreth 92 mijë shqiptarë janë në Lombardia dhe nuk ka të dhënë për shqiptarët e prekur, pasi nuk jepen të dhëna. Shqiptarë të raportuar të prekur nga koronavirusi nuk ka”, tha Pojani.