Numrat e personave të prekur nga koronavirusi në botën e sportit vijojnë të rriten. Ditën e sotme, klibi i Alaves ka njoftuar në një komunikatë urgjente se 15 raste pozitive janë regjistruar në klub. Jo të gjithë janë futbollistë, pasi ka edhe anëtarë të stafeve teknike dhe punëtorë të klubit spanjoll. Për fat të mirë, të gjithë gëzojnë shëndet të plotë.
“Të gjithë personat e infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë simptoma”, deklarohet në komunikatën e klubit të La Liga. Kështu, Alaves bëhet klubi i tretë i prekur në La Liga nga COVID-19, pas rasteve të konfirmuara te Valencia dhe Espanyol.