Lideri demokrat Lulzim Basha ka bërë një reagim të ashpër për sjelljen e qytetarëve këtë të shtunë që janë dyndur në tregje duke shkelur me të dyja këmbët rregullat e mbrojtjes ndaj përhapjes së koronavirusit.
Duke postuar një foto ng asituata sot në Tiranë, me grumbuj masivë qytetarësh ngjitur me njëri-tjetrin pa asnjë masë mbrojtëse, as doreza, as maska dhe as distancën ndërmjet tyre, kryedemokrati shkruan se kjo është mënyrë e sigurt për të përhapur virusin.Të tilla grumbullime zhvelrësojn çdo sakfrificë të bërë deri më tani, shkruan Basha në një postim në Facebook.
“Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme!
Natyrisht që njerëzit duhet të blejnë gjërat e domosdoshme, duhet të marrin shërbimet esenciale, ju duhet të kryejnë disa pagesa, por grumbullime si këto janë të rrezikshme. Kjo është mënyrë e sigurtë për të përhapur virusin. Të tilla grumbullime zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani.
Ndaj duhet një analizë objektive, bazuar mbi praktikat më efektive deri tani: Si mund të organizohet dhe zbatohet izolimi dhe distancimi sa më i disiplinuar dhe nga ana tjetër njerëzit të mund të marrin shërbimet jetike por duke shmangur çdo dalje të panevojshme, radhët e gjata dhe grumbullimet masive.
Asgjë nuk është e lehtë. Por gjithçka duhet bërë që të shmangim dhe ngadalësojmë sa mundemi përhapjen e COVID 19.
Të dashur qytetarë! Qëndroni në shtëpi! Duke respektuar distancimin social, izolojmë virusin. Kështu i japim shans vetes dhe të afërmve tanë ta kalojmë me sa më pak pasoja këtë gjendje dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit!”, shkruan Basha.