Tjetër lojtar pozitiv me Coronavirus në Itali. Manolo Gabiadini, lojtari i Sampdoria, ka rezultuar pozitiv pas testit për COVID-19. Klubi nga Genoa bën me dije se lojtari është mirë.Një ditë më parë ishte Juventusi që njoftoi se Daniele Rugani ishte prekur nga Coronavirusi dhe kështu anuloi çdo aktivitet.

Të njëjtën gjë bëri edhe Interi, që kishte luajtur me bardhezinjtë. Reagim i menjëhershëm edhe nga ana e Hellas Verona, që u përball me Sampdoria.Skuadra e futbollistëve shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, bën se diej se çdo aktivitet ndërpritet deri në një njoftim të dytë.Klubi veronez po bëhet gati të futë në karantinë futbollistët e vet, gjë që normalisht do ta bëjë edhe Sampdoria. Shpresohet që nuk ka të tjerë të prekur nga Coronavirusi.