Nga Ilir Beqaj

Në këto ditë të përqëndrimit të të gjithë vëmendjes në pandeminë e COVID 19, në kushtet e pakësimit thuasje në zero të lëvizjeve, në kushtet e pasjes së gjithë kohës së nevojshme për të lexuar në mënyrë nga më të ndryshmet të dhënat që raportohen për COVID 19 dhe në detin e paanë të të dhënave ku na është krijuar mundësia të lundrojmë virtualisht po përpiqem të krijoj perceptimet e mija individuale mbi qasje të ndryshme të mbajtjes nën kontroll të epidemisë.

Midis shumë qasjesh, nga më të diskutueshmet është edhe kufizimi i lëvizjeve. Ka qasje nga më ektremet nëse do të krahasojmë psh Kinën me Suedinë.

Sidoqoftë më poshtë ilustrohen grafikisht rastet e reja pozitive ditore në katër vende, Shqipëri, Itali, Kinë dhe Spanjë.

Dita 1 është marrë dita kur autoritetet kanë vendosur kufizimin e lëvizjes edhe pse në shkallë të ndryshme.

Në Kinë 23 janar 2020.

Në Itali 8 mars 2020 (vetëm në Laombardi).

Në Spanjë 15 mars.

Në Shqipëri 14 mars.


Të katër grafikët kanë një koecidencë perfekte. 13 ditë nga fillimi i kufizimeve të lëvizjeve fillon të bjerë numri i rasteve të reja në ditë, edhe pse prirja rënëse nuk është kudo njësoj.

Në Itali nuk ka rënie, por ka qëndrim në të njëtin nivel për 6-7 ditë. Mund të lidhet me faktin që Italia i shtriu kufizimet në të gjithë territorin në një hark 4-5 ditësh.

Në Shqipëri ka një rënie të fortë të menjëhershme, por në vijim në katër ditë rresht rastete e reja janë pak a shumë në të njëjtin nivel.

Gjithsesi është ende shpejt për të krijuar një ide të plotë për efikasitetin e qëndrueshëm të kufizimit të lëvizjeve.