Nga Ilir Beqaj
Është folur e vazhdon të flitet shumë lidhur me qasjet e ndryshme të përdorura në kryerjen e testimeve për të zbuluar prezencën e COVID 19 me qëllim mbajtjen nën kontroll të përhapjes së pandemisë.
Burime të ndryshme i referohen eksperiencës së Koresë së Jugut që vlerësohet si një vend që e ka mbajtur nën kontroll COVID 19.
Koreja e Jugut ka aktualisht 9786 raste pozitivë ose thënë ndryshe 191 raste për 1 milionë banorë (Shqipëria aktualisht e ka këtë tregues 85). Në 5 ditët e fundit e ka “growth factor” respektivisht 0.88-1.6- 0.72-0.74-1.6. Ajo që mesa duket është risi në rastin e Koresë së Jugut është më shumë gjurmimi individual retrospektiv dhe proaktiv i personave pozitivë dhe të kontaktit por kjo çel një debat të diskutueshëm etiko-juridik për ballancën midis interesit publik dhe privatësisë.
Rëndësia thelbësore e testimeve në kontrollin e epidemive është e padiskutueshme, por ekspierienca botërore e kontrollit të COVID 19 po tregon se nuk ka një korrelacion të qartë e të drejtpërdrejtë midis testimeve të kryera dhe përhapjes së pandemisë. Informacioni lidhur me testet e kryera në vende të ndryshme nuk është lehtësisht i gjetshëm, sidomos në të njëtën ditë në mënyrë që vlerësimet të jenë sa më koherente. Tabela në vijim jep të dhëna për disa vende. Jepen testet për 1 milionë banorë në data të ndryshme të shënuara përbri çdo vendi dhe numri i rasteve pozitivë në të njëjtën ditë. Meqë informacioni për numrin e testimeve është gjetur në data të ndryshme (midis 15 dhe 20 mars), në dy kollonat e fundit jepen të dhëna për rastet pozitive dhe vdekjet për 1 milion banorë në datëv 30 mars 2020. Vendet janë rradhitur sipas numrit të testeve për 1 milionë banorë duke filluar nga Norvegjia e me radhë vendet e tjera.
Kam evidentuar me ngjyrë të verdhë tri vende Japoni, Tajvan dhe Kore e Jugut. Fillesat e epidemisë janë në të njëjtën kohë në tri vendet. Korea e Jugut mbahet si pikë referimi pozitive për të gjithë vendet e botës pasi ka bërë shumë testime, por Tajvani dhe Japonia që kanë kryer shumë herë më pak testime kanë raste pozitive dhe vdekje jo vetëm disa herë më ulëta se Korea e Jugut por edhe nga më të ulëtat në botë.
Le të shohim më në detaje rastin e Italisë ku kam mundur të gjej informacion të bollshëm për të vlerësuar efektet e përhapjes së COVID 19.
Në Itali janë kryer deri dje 477 mijë teste. Ose 7940 teste për 1 milionë banorë. Duhet mbajtur në kosideratë se këta nuk janë 477 mijë individë të testuar (për çdo pacient të shëruar kryhen të paktën 3 teste). Nëse Shqipëria do të kishte kryer teste si Italia do të duhet të kishte kryer rreth 22,600 teste. Dhe nëse do të kishte si Italia raportin testime/pozitivë do të kishte sot 4814 persona pozitivë. Me 13 vdekje që kemi deri më sot në Shqipëri do të kishim një vdekshmëri sipas rasteve pozitive 0,27 %.
Por qëllimi i kësaj analize nuk është krahasimi i Italisë me Shqipërinë.
Në Itali, sistemi shëndetësor administrohet në nivel rajonal kështu që nuk zbatohet e njëjta qasje në të gjithë vendin.
Në vijim janë të dhënat për tre rajone të Italisë Lombardi, Emilia Romagna dhe Friuli-Venezia-Giulia. Të tre rajonet janë në veri të italisë dhe rastet e para pozitive datojnë në të njëtën periudhë. Kam përzgjedhur këta sepse kanë bërë pak a shumë të njëjtin numur testesh për 1 milionë banorë.
Siç shihet edhe nga tabela edhe pse kanë bërë të njëjtin mbulim të popullsisë me testime kanë rezultate shumë të ndryshme në pasojat e COVID 19.
Edhe rajonet e Ligurias dhe Lazios kanë ralizuar mbulim të përafërt të popullatës me testime, por kanë situatë të shumë të ndryshme në pasojat e COVID 19.
Ndërsa Lazio dhe Pulia kanë të njëjtat pasoja nga COVID 19 edhe pse kanë ndryshime të ndjeshme në mbulimin e popullatës me testime.
Apo Veneto dhe F V G kanë të njëjtin numur vdekjesh edhe pse kanë raport 2 me 1 në testet për 1 milionë banorë.
Në vijim është ilustrimi grafik i situatës në 10 rajone të Italisë me numrin më të madh të rasteve pozitive lidhur me testet e kryera dhe vdekjet prej COVID 19 për 1 milion banorë./Java