Të gjitha vendet në Europë kanë marrë masa të ashpra për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, përfshirë edhe mbylljen e shkollave. Megjithatë duhet të përgatiteni për t’i mbajtur fëmijët në shtëpi, pasi ekspertët parashikojnë se nëse përhapja e pandemisë vazhdon me këto ritme, shkollat nuk ka të ngjarë të hapen përpara verës.
Konfirmimi i parë erdhi nga kryeministrja skoceze e cila deklaroi se shkollat dhe çerdhet në të gjithë Skocinë do të mbyllen nga fundi i kësaj jave dhe mund të mos hapen përsëri para verës.
Deklarata e Nicola Sturgeon erdhi pasi një një pacient i tretë në Skoci ka vdekur pasi testoi pozitiv për Covid-19.
“Shkollat po arrijnë në pikën ku ata kanë humbur shumë staf për të vazhduar të qendrojnë hapur”, tha ajo.
Ndërkohë mediat amerikane shkruajnë se shumica e shkollave në SHBA mund të mbeten të mbyllura për pjesën tjetër të vitit shkollor derisa pandemia e koronavirusit të jetë vënë nën kontroll.
Kryebashkiaku i Kalifornisë Gavin Newsom tha se nuk ka gjasa që shumica të hapeshin përsëri para pushimeve të tyre verore në maj ose qershor.
“Mos parashikoni që shkollat do të hapen brenda një jave,” tha ai në një konferencë për shtyp .”Është e pamundur që shumë nga këto shkolla do të hapen para pushimit të verës. Bazuar në vlerësimet e ekspertëve do të duhet mposhtin epideminë, shtoi Newsom.
Mbyllja e shkollave është ndër kufizimet e para që është marrë me qëllim të frenimit të përhapjes së koronavirusit. Qeveria shqiptare ka urdhëruar që ato të qendrojnë të mbyllura deri me 23 mars, por duke para kufizimet e reja për lëvizjet në rrugëm, ky urdhër ka të ngjarë të qëndrojë në fuqi të paktën deri në prill.
Kufizimet ka të ngjarë të shtohen në mbarë botën, pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë që pandemia nuk mund të zgjasë deri në korrik ose gusht.