Lionel Messi dhe Barcelona kanë mbërritur në “Santiago Bernabeu” për supersfidën ndaj Real Madrid, por “Marca” ka postuar një video ekskluzive ku duket “pleshti” teksa tërheq njërën këmbë, duke çaluar pak teksa përshëndet edhe tifozët e pranishëm… Sigurisht, nuk ka alarm apo gjendje shëndetësore jo të mirë, por është po e njëjta këmbë që po shqetëson argjentinasin, ashtu si u pa edhe në “San Paolo” të Napolit, gjatë nxehjes.