Elvis Naçi ka deklaruar se fondacioni Firbeus ka arritur të mbledhë 100 mijë eurot plotësuese për Elion, fëmijën i cili është prekur nga tumori. Ai thotë se tashmë 100 mijë eurot janë në llogarinë bankare të tij dhe janë dispozicion për të kryer operacionin në Mynih të Gjermanisë. ”Elio një djalë në moshë të vogël është provuar me një sprovë të madhe. Ne tashmë kemi hyrë në një sprovë të madhe. Ne i jemi bashkëngjitur familjes së vet për të ndihmuar. Për koronavirusin ju bëj thirrje mos dilni. Në situatën që jemi mos dilni se ajo do vijë si një grip por s’duhet të na prekë në të njëjtën kohë. Ne do e kalojmë.
Elio kishte nevojë për 100 mijë euro. 224 që kishte nevojë nuk janë pak. Edhe për mua, edhe për ty Sidrit kur dëgjon për 224 mijë euro nuk do e përballonim. Elio ishte në këtë vështirësi dhe familja e tij i ka shitur të gjitha. Fatmirësisht 100 mijë euro u mblodhën dhe i janë dërguar. Inis Tufina dhe Ferat Kastrati kanë vizituar Elion dhe kanë dhënë suport përkthimi për familjarët, pasi duhet të paguash për përkthyer gjermanisht.”- tha Naçi.