Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer komplimentet për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun. Gjatë një videoje-live që zhvilloi me ministrat, teksa e pyeti për materialet mjekësore që kanë ardhur sot në vendin tone, e falrnderoi.
Pjesë nga biseda
Rama: Është ëmbëlsira për në fund, por ne kemi ilaçin në fund tani. Ogerta të lutem, e di që je e mbingarkuar një listë të tërë borxhesh gjumi që t’i kemi ne ty. Një listë pyetjesh të shkurtra, e para: materialet u morën në dorëzim?
Manastirliu: Po kryeministër, u morën falë një angazhimi, dhe ua dimë shumë përnder të gjithëve atyre që janë angazhuar. Tashmë kemi nëj sasi shumë më të madhe furnizimi që patëm në magazinat tona.
Pra ne jo vetëm që kemi krijuar mundësinë për të rritur stokun por do të vazhdojmë kështu për të mbështetur sa më shumë mjekët dhe infermierët.
Rama: E bëtë sot atë bisedën me homologun apo akoma?
Manastirliu: Jo, sepse kishim Këshillin e Sigurisë.
Rama: Duhet theksuar se duhet ta dinë të gjithë ata që na ndjekin. Të gjitha këto materiale janë blerë me fondin tonë. Qeveria turke hapi thjesht kanalin e eksportit, sepse ne kemi pasur anullime dhe angazhime të marra më parë. Ne do vazhdojmë me rezerva të tjera, falë këtij kanali.
Kjo ishte për t’u vlerësuar sepse është realisht një hapje ekskluzive kanali, ndërkohë që Turqia dhe Kina janë të mbytura nga kërkesat. Ndërkohë me urdhër të Prsidentit u hap vetëm për ne.