Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se beson se vendi i tij do ta ngadalësojë ritmin e përhapjes së koronavirusit brenda dy ose tri javësh.
Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Erdogan po ashtu shfaqi besimin se Turqia do ta tejkalojë koronavirusin “në periudhën më të shkurtër të mundshme dhe me dëmin më të vogël të mundshëm”.
Turqia, deri më tani, ka raportuar 44 viktima nga sëmundja COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi.
Nga afro 28,000 testet që janë kryer, 1,872 persona kanë dalë pozitivë. Erdogan tha se autoritetet janë duke monitoruar edhe 53,000 njerëz në shtëpitë e tyre.