Verën e vitit 2016, Interi mori me bujë të madhe në Milano Joao Marion. Për shërbimet e portugezit, zikaltrit derdhën në arkat e Sportingut plot 40 milionë euro. Pavarësisht se u mor me shumë bujë, Joao Mario nuk pati impaktin që pritej dhe dështoi krejtësisht si blerje.
Aktualisht, mesfushori është në huazim te Lokomotiva e Moskës, me klubin rus që ka të drejtën e blerjejes në fund të sezonit. Në lidhje me të ardhmen e tij, 27-vjeçari ka folur së fundmi në një video në Instagram, ku duket i dashuruar pas Moskës dhe nuk kërkon të rikthehet tek Interi.

“E dua Moskën, është një qytet fantastik për të jetuar. Ndihem mirë këtu ku jam. Gjuha ruse është shumë ndryshe nga ajo portugeze, por kam nisur të mësoj disa fjalë që më ndihmojnë në jetën e përditshme, gjithashtu edhe në stërvitje apo ndeshje. Javë pas jave po përmirësohem gjithnjë e më shumë me rusishten”, shprehet Joao Mario.