Fahri Balliu, i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës, tha se manifestimi i Ilir Metës kishte një prezencë shumë të madhe, pasi populli doli në përmasa të paparashikueshme.Po ashtu si një person që mori pjesë në manifestim, ai u shpreh se e gjeti veten mes socialistëve, demokratëve, legalistëve, republikanëve.Balliu thotë se kjo nismë e sotme solli zhdukjen e luftës së klasave që solli Rama për natyrë të konfliktualitetit.“Unë e konsideroj emancipim të çdo intelektuali që të përcaktojë dhe deklarojë qëndrimet.Jam shumë i impresionuar nga mitingu, unë jam një mitingash i vjetër që nga dhjetori i ’91, si dhe opozitën e gjatë me PD 1997, 1998, 1999, 2000, 2001.Ky miting më bëri të jem me demokratët, socialistët, legalistët, republikanët. Çfarë është Agim Nesho?Ky miting zh duku lu ftën e klasave që solli Rama.Për natyrë të konfliktualitetit ai ka sjellë l uftën e klasave.

Meta ka sjellë një element paqëtues për t’u marrë populli me problemin themelor që nuk është problem i një partie por i një populli që është uz urpimi i një shteti.Ka mbetur vetëm Presidenca, dhe ky do që të bëjë një ligj për gjyqtarët që të betoheshin tek ura e Lanës, se kryeministri është mësuar me urat.Unë nuk e kam menduar që ky i qëndis dhe pas tij qëndrojnë njerëz që ja qëndisin marrjen e pushteteve.Shpik roja ilire që kjo të varret nga Ministria e Brendshme, kjo të jetë shtetërore dhe kjo të marrë kompanitë shtetërore.Ky e shpik këtë dhe merr të gjitha dhe privatët shkojnë tek ky dhe lekët i paguan shteti.I do për vota, do t’ia japi për koncesion, njërin do e çojë në PPP. Të njëjtën gjë ka bërë me ministren e Drejtësisë, marifetin me Dvoranin, të gjitha t’i qepi që të dalë me një Gjykatë Kushtetuese të kapur.Ligji për dividentin është një shkelje spektakolare Ky e miraton me ato konkubinat, njëri merr një peshk Divjakë, tjetri këtë shtetëzimin e basteve.Është bërë një katrahurë që arr estohet tjetri me 6 akuza, që s’del për 100 vjet.Gjithë kjo tabllo që është shprishje. Populli doli në një përmasë të paparashikueshme përfshi dhe optimistët e protestave”, tha Balliu.