Pas lajmit se dy banor të fshatit Mbërs në Roskovec kanë pozitiv me koronavirus, bashkia e qytetit apelon për izolimin e fshatit. Çifti i bashkëshortëve që ka rezultuar pozitivë kanë pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit. Po ashtu, bashkia Roskovec u bën thirrje banorëve për qëndrim në shtëpi dhe higjienë maksimale personale për veten dhe të tjerët. “Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19 dhe në bashkëpunim të ngushtë me Q. Sh. të Bashkisë Roskovec, ju njoftojmë se kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus #COVID1, dy banorë të fshatit Mbërs, Njësia Administrative Kurjan. Çifti i bashkëshortëve G & S Misiraj, i janë nënshtruar testimit për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv. Kjo familje ka pasur histori udhëtimi në Itali. Bashkia Roskovec i bën thirrje U RGJENTE të gjithë banorëve të fshatit Mbërs të vetë- izolohen, duke qenë se familja Misiraj ka pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit. Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë: Qëndrimin në shtëpi dhe higjienë maksimale personale për veten dhe të tjerët.
Kjo është një “lu f të” që na përket të gjithëve, kujdesuni për veten dhe miqtë tuaj pasi kështu do të mund të mbrohemi të gjithë. Urojmë shërim sa më të shpejtë çiftit Misiraj. Zoti qoftë me ne! #JoPa nik #Kujdes #qendroninështëpi #Vetëi zolohu”