Një familje me katër pjestarë rezultoi pozitive ndaj koronavirusit mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Të katër personat, janë shoqëruar për te spitali infektivi në Tiranë, pasi shfaqën simptomat e koronavirusit.
Ditën e sotme, u bë edhe dezinfektimi i zonës ku punonte dhe jetonte 57-vjeçari dhe familja e tij, shkruan “Albeu”. Kjo familje jetonte në qendër të qytetit të Vlorës mbi Postën Qendrore. Po ashtu, 57-vjeçari kishte para ambienteve të pallatit një njësi ambulante ku i shërbente qytetarëve.