Në fund të muajit janar, moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, u bënë prindër për herë të parë.

Fatma solli në jetë vogëlushin Noah, me të cilin çifti është izoluar këto ditë në një fshat të origjinës së Alfios, në Shkodër.

Pasi tregoi si po shkon izolimi në shtëpi me të voglin, moderatorja ka zhvilluar edhe një mini-intervistë me ndjekësit e saj, duke iu përgjigjur pyetjeve kurioze në InstaStory.

Çifti është munduar të tregohet sa më i rezervuar për portretin e të voglit, mirëpo Fatma ka zbuluar se kujt i ngjan.

Duket se Noah është një kopje e vogël e të atit dhe këtë e ka konfirmuar vetë moderatorja, duke na bërë akoma më shumë kuriozë për të parë portretin e tij.

Për më tepër, Fatma tregoi se ishte Alfio ai që e kishte zgjedhur emrin e djalit të tyre, pasi kështu kishin rënë dakord.

“Pas shuuumë diskutimesh, vendosi Alfio. E kishim bërë me marrëveshje, Alfio do gjente emrin për çunin, unë për gocën.”- tregon ajo.

Gjithashtu, Fatma ka zbuluar se gjatë shtatzënisë ka pësuar ndryshime të mëdha, pasi ka shtuar plot 16 kilogram.