Fituesi i “Topit të Artë” është një dilemë e vërtetë.Në listën e publikuar së fundmi nga “Goal”, bëhet me dije se në krye qëndrojnë emra të rinj që deri në këto momente kanë bërë një start të shkëlqyer gjatë fillimit të vitit 2020.
Besojeni ose jo, në vendin e parë renditet sulmuesi anësor i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ndërsa pas tij vjen “makineria” e golave te Bayerni, Robert Lewandowski.Podiumi plotësohet nga Cristiano Ronaldo, i ndjekur më pas nga talenti norvegjez i Dortmundit, Erling Haaland. Vetëm vend i 5-të për Leo Messin.
Kjo është lista me renditjen e favoritëve për të fituar “Topin e Artë 2020”.
#1 Kevin De Bruyne (Man City)
#2 Robert Lewandowski (Bayern Munich)
#3 Cristiano Ronaldo (Juventus)
#4 Erling Haaland (Borussia Dortmund)
#5 Lionel Messi (Barcelona)
#6 Jadon Sancho (Borussia Dortmund)
#7 Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)
#8 Sadio Mane (Liverpool)
#9 Neymar (Paris Saint-Germain)
#10 Serge Gnabry (Bayern Munich)