Paulo Dybala realizoi një gol spektakolar ndaj Interit, teksa “dehu” mbrojtjen e Interit, por mbi të gjitha vulosin Derbin e Italisë. Më pas, festa e tij ishte me pankinën bardhezi, por sidomos një “ok” me gishtin lart drejtuar presidentit Andrea Agnelli, në tribunë! Edhe pse nuk ka gjetur hapësirat që do të kishte dashur dhe ishte pranë largimit në verë, “La Joya” po tregon se për këtë Juventus është thelbësor dhe i domosdoshëm!