Deri vonë Ronaldinho ishte sinonim i gëzimit. Një njeri që magjepsi botën falë një talenti të jashtëzakonshëm që i dha mundësinë të bëntë shfaqje të paiamgjinueshme në futboll. Brazilliani i cili mbahet mend edhe për buzëqeshjen karakteristike gjeneroi një simpati të rallë edhe te rivalët e Real Madrid, të cilët e duartrokitën në stadiumin e tyre ku ndihmoi Barcelonën të fitonte. Një frymëzim për një gjeneratë të tërë. Ka edhe nga ata të cilët mendojnë se ai ishte edhe më i mirë se Messi, të cilit i dorëzoi stafetën.

I arrestuar me 6 mars për posedimin dhe prdorimin e pasaportave të falsifikuara në Paraguaji, ish-futbollisti festoon sot 40-vjetorin në burgun e Asuncion. Ai dhe vëllai i tij Roberto de Assis, gjithashtu ish-futbollist, janë nën hetim për arsye të ndryshme. Arrestimi i Ronaldinho-s ka zbuluar një rrjet korrupsioni në Paraguai që tashmë ka çuar në burgosjen e 15 personave të tjerë të akuzuar për evazion fiskal, pastrim parash ose prodhim të dokumenteve të falsifikuara.

Që nga dita kur policia erdhi për të në një hotel luksoz në kryeqytetin e Paraguajt, drejtësia ka refuzuar tre kërkesa për lirim me kusht ose arrest shtëpie të paraqitur nga avokatët e tij. Gjykatësi konsideron se ekziston një “rrezik i madh i largimit nga vendi” dhe se Ronaldinho duhet të qëndrojë në burg sepse “liria e tij mund të rrezikojë integritetin e hetimit”.

Nëse për pjesën tjetër të botës lajmi për arrestimin e Ronaldonho-s ka qenë një surprizë e madhe, në Brazil, nuk ka qenë edhe aq shumë. Ai dhe vëllai i tij kanë qenë të përfshirë në beteja të ndryshme ligjore me vite. Në Brazilin jugor, ku familja Assis ka selinë për operacionet dhe bizneset e saj, ekzistojnë tetë padi kundër vëllezërve, përfshirë borxhet e taksave të pasurisë, përveç qirave dhe tarifave nga komunitetet e pasurive të patundshme që nuk paguajnë dhe lokalet tregtare luksoze.

Historiku. Që nga nëntori i vitit 2019, ka pasur një proces gjyqësor kundër ish-lojtarit dhe pesë personave të tjerë të kompanisë ’18K Ronaldinho’, i akuzuar për një mashtrim të dyshuar piramidal që premtoi fitime deri në 2% në ditë përmes investimeve në një kompani. Rreth 800 investitorë raportojnë humbje prej 65 milion eurosh. Kompania nuk kishte asnjë regjistrim në Komisionin e Titujve të Transferueshëm (CVM), i cili rregullon tregun e investimeve në Brazil.

Nuk është hera e parë që Ronaldinho është përfshirë në një mashtrim financiar. Në vitin 2014, ish-lojtari i shoqëruar me një kompani tjetër investimesh për kompaninë “Panela FC”, të cilën CVM e urdhëroi të mbyllet një vit më vonë me arsyetimin se kishte parregullsi dhe paligjshmëri në sistemin e përdorur.

Ronaldinho duhej të paguante më shumë se 2 milion euro gjobë për katër padi dhe shkelje mjedisore. Ish lojtari kishte pasaportën e tij të sekuestruar dhe 57 prona të bllokuara. Gjatë procesit, Zyra e Prokurorisë ndërhyri në llogaritë e tij dhe gjeti vetëm 5 € pavarësisht se ishte në listën e lojtarëve më të pasur të futbollit në botë, me një pasuri të akumuluar prej rreth 83 milion €, sipas revistës Forbes, në 2015.