Disa orë më parë, Amarda Toska ndau në Instagram disa pamje nga festa në shtëpinë e tyre, pasi vogëlushja Sia ka festuar 2-vjetorin e lindjes. Megjithëse për shkak të situatës së krijuar në vend kanë qëndruar në shtëpi, ata janë argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Për të voglën, të cilën e thërrasin “Sia dashuria”, çifti kishte përgatitur gjithçka për një ditëlindje sa më speciale.
Torta e ditëlindjes së Sias ishte me kukullat e saj të preferuara, arushat, ndërsa vogëlushja ishte veshur me rroba rozë njësoj si torta. “Dhe keshtu perfundon dita sot per ne…#siadashuria ??? Ne shtepi dhe e lumtur! #unerrineshtepi”- shkruan Ami krahas videos, duke dhënë edhe një mesazh ndërgjegjësimi për ndjekësit e saj. Megjithëse jemi të detyruar të vetëizolohemi në shtëpi, ky është një shembull i mirë se njëri-tjetri na mjafton për të qenë të lumtur.