Dëshira e Neymar për t’u kthyer te Barcelona nuk është shu ar akoma. Sul muesi brazilian u largua nga katalanasit në verën e 2017-ës për t’u transferuar te Paris Saint-Germain, klub në të cilin nuk është ndier kurrë mirë. Kjo është arsyeja pse ai e ka shprehur disa herë nostalgjinë e tij për Spanjën. Dhe tani, me kusht që të kthehet te Barça, duket se është i gatshëm të shfrytëzojë një klauzolë të veçantë.
Sipas nenit 17 të FIFA-s, një lojtar që ka mbushur 28 vjeç dhe që ka kaluar të paktën tre sezone në një klub mund të lirohet nëpërmjet pagesës së një dëmshpërblimi ekonomik. Një klauzolë që Neymar, sipas Mundo Deportivo, mund të vendosë ta shfry tëzojë për të realizuar dëshirën e tij.